|
|
|
Zyrtarizohet Poli i Lirisė, Shehi: Ngjela, i mirėpritur
|
Zyrtarizohet Poli i Lirisė, Shehi: Ngjela, i mirėpritur
19/03/2009
ADI SHKEMBI / Panorama
Poli i Lirisė zyrtarizon marrėveshjen paraelektorale, me dy nga tre iniciatorėt e saj. Nard Ndoka i PDK-sė dhe Dashamir Shehi i LZHK-sė nėnshkruan dje dokumentin pėr tė dalė sė bashku nė zgjedhjet e 28 qershorit, ndėrkohė qė binte nė sy mungesa e Kryetarit tė Partisė pėr Ligj dhe Drejtėsi, Spartak Ngjela. Sė bashku me kėto dy forca politike ėshtė bashkuar edhe Partia Bashkimi Demokrat e Ylber Valterit. Mungesa e Ngjelės nė nėnshkrimin e kėsaj marrėveshje ėshtė justifikuar me faktin se PLiDr ėshtė duke u pėrqendruar nė ngritjen e strukturave nė bazė. Kreu i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, Dashamir Shehi theksoi pėr mediat se avokati e ka derėn e hapur pėr tu bėrė pjesė e Polit. Nuk e ka firmosur pėr faktin e thjeshtė, me pretendimin qė do tė merret me ngritjen e strukturave tė partisė. Ne e mirėkuptojmė, duke qenė partia e fundit qė ka vetėm dy javė qė ėshtė krijuar dhe i ka kėto vėshtirėsi. Megjithatė zoti Ngjela ėshtė i mirėpritur ėshtė njė nga protagonistėt e Polit tė Lirisė. Afati pėrfundimtar qė deklarohet para Komisionit Zgjedhorė ėshtė 45 ditė pėrpara zgjedhjeve, sqaroi Dashamir Shehi kreu i LZHK-sė.
Marrėveshja
Krijimi i kėtij koalicioni politik parazgjedhor, vjen nė njė moment shumė tė rėndėsishėm pėr Shqipėrinė dhe qytetarėt e saj, nė njė moment kur forcat e vjetra politike, qė kanė qeverisur Shqipėrinė kėto tetėmbėdhjetė vjet, janė mė tė vjetra se kurrė dhe kur ne tė gjithė sė bashku duam tė ndahemi nga ky cikėl i lodhshėm tranzicioni, nga politika dhe politikanėt e vjetėr qė janė pėrgjegjės pėr tė gjitha dėshtimet politike, ekonomike, sociale e kulturore tė kėtyre viteve, thuhet nė preambulėn e marrėveshjes sė firmosur prej tre forcave politike. Me nėnshkrimin e dokumentit, PDK, LZHK dhe PBD angazhohen nė promovimin e vlerave politike, konkurrim tė ndershėm brenda koalicionit nė pėrputhje me kodin e ri zgjedhor. Partitė pjesėmarrėse tė kėtij koalicioni angazhohen pėr: fushatė zgjedhore qytetare tė drejtė dhe konstruktive tė mbėshtetur nė parimet tona politike, nė vlerat qė ne pėrfaqėsojmė; standarde tė larta humane, profesionale, pėrfaqėsuese dhe politike tė kandidatėve tanė; barazi tė shanseve tė secilės parti pjesėmarrėse nė koalicion gjatė fushatės elektorale; liri tė plotė pėr qytetarėt pėr tė zgjedhur sipas bindjeve personale partitė brenda koalicionit, thuhet mė tej nė marrėveshje. Partitė qė do tė pėrbėjnė Polin e Lirisė angazhohen gjithashtu pėr hartimin e njė programi tė pėrbashkėt politik me parimet e reformave kryesore pėr nxjerrjen e vendit nga kriza dhe pėrmbushjen e standardeve pėr integrimin nė BE. Nė tė njėjtėn kohė ato i kėrkojnė forcave tė tjera politike qė do tė marrin pjesė nė zgjedhjet e 28 qershorit qė tė kontribuojnė pėr njė proces zgjedhor tė lirė dhe tė ndershėm, pėr liri dhe hapėsira tė mediave pėr tė informuar fushatėn e Polit si dhe transparencė tė plotė rreth financimit tė fushatės sė secilės parti politike.
Reagon Ngjela: Nuk pranojmė koalicione, kemi pikėpamjet tona
Kryetari i Partisė pėr Ligj dhe Drejtėsi, Spartak Ngjela reagon menjėherė pas nėnshkrimit tė marrėveshjes nga ana e Polit tė Lirisė. I kontaktuar nga gazeta Panorama, avokat Ngjela shprehet se partia qė ai drejton pėr momentin nuk do tė nėnshkruajė me asnjė forcė politike, duke rrėzuar kėshtu pretendimin e kreut tė LZHK-sė, Dashamir Shehi se PLiDr ėshtė duke u marrė me ngritjen e strukturave nė rrethe. Ne nuk pranojmė tė hyjmė nė koalicion. Kemi pikėpamjet tona, pėr momentin nuk do tė firmosim me partitė e tjera, theksoi Ngjela pak orė pas nėnshkrimit tė marrėveshjes mes Nard Ndokės, Dashamir Shehit dhe Ylber Valterit. Ndonėse nuk ėshtė pranuar asnjėherė prej tre iniciatorėve tė krijimit tė Polit tė Lirisė, Ndoka e Shehi kanė qenė kundėr propozimit tė Ngjelės, qė Poli tė ketė njė kryetar. Nė njė prononcim pėr gazetėn pak ditė mė parė, krerėt e PDK-sė dhe LZHK-sė janė shprehur kundėr kėsaj ideje, teksa ajo ėshtė konsideruar si e panevojshme. Nuk ka asnjė arsye qė Poli i Lirisė tė ketė kryetar. Kėtė nuk e kėrkon as Kodi Zgjedhor, pra nuk ėshtė njė pengesė. Gjithsesi tė gjitha modalitetet do tė vendosen nė ditėt e ardhshme, kur tė bėhet marrėveshja. Nė pėrgjithėsi tė gjitha partitė do tė bėjnė fushatė mė vete, por takimet e rėndėsishme, siē mund tė jetė pėr shembull mitingu pėrmbyllės, do tė jetė i pėrbashkėt, theksoi Ndoka. Ndėrsa sipas avokat Ngjelės jemi ende nė bisedime dhe nuk e kemi mbyllur. Akoma nuk bėhet fjalė qė tė ketė kryetar Poli, por do funksionojmė si parti tė veēanta. Ka shumė mundėsi qė tė dalim nė njė marrėveshje paszgjedhore. Megjithatė shumė shpejt do tė dalim nė njė vendim tė pėrbashkėt.
|
|
Komente: 0 :: Shikoni komentet
(Postoni një koment)
|
|
| Statistika |
Forumi ka 304 anėtarė tė regjistruar Anėtari mė i ri ėshtė Nait
Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 4125 artikuj në 1119 tema |
|