Mirësevini tek Portali i Forumit të Lirë
Menu kryesore
Faqe kryesore
Forumi
Pasqyra e Shtypit
Tematika
Historia - Lashtėsia
Historia Mesjetare - Skėnderbeu
Historia - Shekulli XX
Arkeologjia shqiptare
Gjuha Shqipe
Libra dhe Dokumente
Statuti i KOASH
Nermin Vlora - Qyteterime tė lashta mesdhetare
Adamidi - Les Pelasges et leur descendants les Albanais
Hobhouse - A journey through Albania

Media shqiptare
Gazetat e Vetėvendosjes
Shekulli
Gazeta Tema
Gazeta Shqip
Panorama
BalkanWeb
Korrieri
Sot
Koha
Lajme.Net
Lobi
Gazeta Albania
Gazeta Metropol
Rilindja Demokratike
Zėri i Popullit
Gazeta 55
Revista Klan
BBC Shqip
Zėri i Amerikės
The Albanian
Balkan Times
RTK Live
Top Channel
Koha Jonė
Ballkan
Tirana Observer
Gazeta Start
QIK
Kosovapress

Tė tjera...
Faqe të tjera
Radio Emigranti
Video Albanet
Shehi: "Poli i Lirise", do arrijme 30 per qind
Shehi: "Poli i Lirise", do arrijme 30 per qind

Fatjona Mejdini.
Koha Jonė
E Enjte, 05 Shkurt 2009


Kryetari i Levizjes per Zhvillim Kombetar, Dashamir Shehi deklaroi se levizja politike "Poli i Lirise" pretendon te marre 20-30 per qind te votave te elektoratit shqiptar, gjate zgjedhjeve parlamentare te ketij viti. Ne nje interviste per "Koha Jone", Shehi shprehet se ai vete ka shpresa te mira se do te pesefishoje rezultatin e tij qe nga hera e fundit kur ka kandiduar ne emer te LZHK-se. Por per te, partite perberese te ketij poli nuk perjashtojne mundesine e nje bashkepunimi me PD-ne pas zgjedhjeve parlamentare, ndonese Dashamir Shehi deklaron se, aktualisht kjo parti eshte nje shkretetire idesh. Po keshtu Shehi flet edhe per mundesine e prurjeve te reja ne kete formacion politik, duke theksuar avantazhet dhe dizavantazhet qe iu jep Kodi i ri Zgjedhor. Njeheresh ai shprehet se nuk hyn ne koalicion per pushtet, sic beri sipas tij Berisha, qe bashkepunoi me Nanon apo perfshiu Xhuvelin ne qeverisje.

Cili eshte qellimi i krijimit te levizjes politike "Poli i Lirise" dhe cfare ndryshimi do te sjelli ky formacion, nga e djathta aktuale qe qeveris vendin?

Kjo e jona eshte nje levizje politike, qe pretendon te terheqe te gjithe njerezit nga qendra deri ne te djathte, te cilet nuk ndihen te perfaqesuar ne kete mazhorancen e sotme dhe ne te gjithe frymen. Kjo levizje vjen ne formen e nje disidence, e cila ka ekzistuar gjithmone brenda krahut te qendres se djathte. Po keshtu kjo levizje vjen per te krijuar nje alternative dhe dialektike brenda qendres se djathte, qe na ka munguar prej shume vitesh. Kjo sepse e djathta gjithmone ka folur vetem me zerin e nje personi dhe ne rastin me te mire, vetem me zerin e nje partie, grupi apo klani politik. Kjo levizje u jep nje mundesi te gjithe te djathteve te pakenaqurve per zgjidhje jo vetem per ceshtjen e pronave, por edhe per ceshtjet e shtetit dhe institucioneve per te krijuar nje shtepi te re politike.

Po keshtu krijimi i kesaj levizje politike ka edhe sensin e saj pragmatist, si efekt i miratimit te Kodit te Ri Zgjedhor. Ne kemi nevoje sot t'i maksimalizojme votat, kudo qe ato jane si ne rajonet e medha dhe ato te vogla. Ne kete menyre ky ligj i ri elektoral na detyron te jemi bashke, ndryshe do te kemi nje shperndarje te panevojshme te votave, sidomos ne rajonet e vogla elektorale.

A ka marre forme te plote ne perberje kjo levizje dhe cilat jane partite e reja, apo individet qe pritet t'i bashkengjiten?

Nga partite te konfirmuara ne kete levizje jane Levizja per Zhvillim Kombetar, Partia Per Liri dhe Drejtesi qe drejtohet nga Spartak Ngjela. Po keshtu, pjese e kesaj levizje eshte edhe Partia Demokristiane. Per zgjerimin akoma me tej te koalicionit po bejme negociata, per te perfshire ne kete levizje Partine per Drejtesi dhe Integrim, parti qe perfaqeson camet ne Shqiperi, po keshtu edhe Partine e Ballit Kombetar. Po keshtu pjese e kesaj levizje do te behen edhe nje mori partish te vogla, qe kane qene gjithnje ne koalicion me LZHK-ne, si Partia Konservatore. Ne jemi te hapur per te gjitha forcat e tjera politike qe e konsiderojne veten me te djathte se kjo mazhorance aktuale.

Cilat jane avantazhet dhe dizavantazhet e Kodit te ri Zgjedhor, per kete koalicion politik?

Kodi i ri Zgjedhor sigurisht qe na ka vene disa pengesa artificiale dhe te pamoralshme ne nje fare menyre. Kerkohen 10 mije firma per nje parti per t'u regjistruar ne zgjedhje, kur duhen vetem 300 firma per ta regjistruar kete parti ne gjykate. Megjithese kjo eshte nje kosto qe duhet paguar, ne do t'i shkojme deri ne fund. Ky Kod i ri vertet na penalizon ne rajonet e vogla, por nga ana tjeter na jep nje shans ne rajonet e medha. Nga ana tjeter, Kodi i ri na ben nje avantazh pervec demeve qe na sjell. Ky Kod na jep avantazhin qe per here te pare na detyron te futemi ne koalicion dhe ne kete kuader, nuk kemi nevoje te grindemi me njeri-tjetrin, sepse gjithsekush do te marre ate qe i takon. Po keshtu do te mund te ruaje edhe identitetin brenda koalicionit, sepse nuk votohet koalicioni brenda ketij ligji, por votohet nje nga partite e koalicionit. Kjo jep nje shans per here te pare, qe te gjitha palet te ruajne ekuilibrat dhe te bihen ne ujdi, sepse secili do te marre sa meriton.

Drejtues te larte te mazhorances, si kryeparlamentarja Topalli e kane cilesuar ndikimin e partive tuaja ne elektorat, si te paperfillshem. Cilat jane pretendimet dhe shifrat tuaja per sa i perket peshes ne elektorat?

Ne do te marrim patjeter votat qe kemi marre cdo here tjeter, kryesisht ne zgjedhjet e fundit lokale dhe parlamentare. Keshtu po te mbledhesh sot votat e ketyre partive do te shikosh qe e kemi te padiskutuar 10% te elektoratit ne vend. Por une gjykoj se kjo shifer do te behet dyfish dhe trefish. Nuk e di qe ky rezultat te shikohet si i paperfillshem, ky mund te shikohet ne kete menyre, vetem nga njerez te cilet politiken e kane veshur ne vend te fustanit. Duhet te kuptohet se ne kete vend ka realitete shume me te vjetra dhe me te rendesishme se zonja Topalli. Une jam i sigurt per dyfishimin dhe trefishimin e rezultatit te te gjithe levizjes dhe une vete, do ta pesefishoj rezultatin tim kete vit ne Tirane.

A do te pranonit te ishit pjese e nje koalicioni paszgjedhor me Partine Demokratike?

Kjo eshte nje ceshtje qe ha diskutim dhe varet nga procesi zgjedhor, e shume faktore te tjere. Por per nje gje jam i sigurt, se LZHK dhe perfaqesuesit e kesaj partie nuk puqen ndonjehere me te majten. Te tjeret e kane treguar shpesh qe puqen me te majten, perfshire ketu edhe zotin Berisha, kur u puq me Fatos Nanon dhe Partine Agrare Ambjentaliste per hir te pushtetit. Ne nuk puqemi, sepse perpara pushtetit kemi vene shtetin dhe idealet e te gjithe shqiptareve, kryesisht shqiptareve te djathte.

Kete vit te fundit te mandatit te PD-se si force kryesore qeverisese, po flitet gjithnje e me shume per klane brenda demokrateve. Mendoni se kane ndonje baze te vertete keto hamendesime?

Nuk ma merr mendja sepse Partia Demokratike eshte nje shkretetire, pa asnje lloj ideje. I pari eshte Berisha dhe me pas jane 95 vende bosh, dhe pastaj ne rastin me te mire e 96-ta eshte zonja Topalli. Deri me sot nuk shoh liri ne ate parti dhe nuk tendenca per te ardhur kjo liri. Edhe ata tre-kater disidente te vegjel qe e kane tepruar ne ate parti, do te shikojme qe do te rrafshohen ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Komente: 0 :: Shikoni komentet (Postoni një koment)
Albumi Fotografik
Temat e fundit
Historia Mesjetare - Skėnderbeu » Jacques de Lavardine - Historie de George Castriot
nga Cyclotomic më 27/07/2010 17:43

Lashtėsia » Adamidi - Les Pelasges et leur descendants les Albanais
nga Cyclotomic më 27/07/2010 17:39

Lashtėsia » E.S.-Une Race Oublee -Les Pelasges et leurs descendants
nga Cyclotomic më 27/07/2010 17:38

Historia e kohėve tė vona » Kalaja e Ulqinit, ndihmė vendit ku jetoi Servantesi!
nga armand më 17/07/2010 11:13

Bar Kafe » kujt i pelqejne zhytjet nenujore
nga niku më 14/04/2010 20:25

Historia Mesjetare - Skėnderbeu » Pisko Julius - Skanderbeg Historiche Studie
nga albo më 12/04/2010 21:58

Letėrsi/Filozofi/Psikologji » zek jakini, kaĒaku Ēorapkuq
nga blini më 14/03/2010 18:26

Lashtėsia » Zef Catapano - Kuptimi i naltė i <Besės> Shqyptare nė Rapsodin e Vjeter
nga Giulio22 më 04/02/2010 21:36

Qėllimi » Ide, sugjerime, vėrejtje
nga Ilaci më 02/02/2010 5:48

Letėrsi/Filozofi/Psikologji » zek jakini, kaĒaku Ēorapkuq
nga Ilaci më 02/02/2010 5:40

Statistika
Forumi ka 304 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri ėshtė Nait

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 4125 artikuj në 1119 tema
 



© Forum i Lirë 2006
Mundësuar nga phpBB © 2001, 2006 phpBB Group